Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Mijëra ton ushqime asgjësohen në vit në Shqipëri

Nga A2 CNN
8 Mars 2019, 21:44 | Sociale
Mijëra ton ushqime asgjësohen në vit në Shqipëri

Shqiptarët po përballen me ushqim të pasigurt dhe vetëm gjatë vitin 2018 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërhyrë duke asgjësuar mijëra ton produkte ushqimore.

“Ne asgjësojmë produktet e skaduar ose që i dalin analizat e gabuara. Kemi asgjësuar 4022 ton produkte me origjinë jo shtazore dhe 120 tonë produkte me origjinë shtazore”, thotë Poliksen Drazho, specialiste pranë AKU.

Mangësi në kushtet higjienike dhe sanitare, hedhja në treg e produkteve të skaduar, ndryshimi i datave të skadencës, janë disa nga problemet kryesore që AKU ka identifikuar në tregun shqiptar. Por cilët janë sektorët më problematikë për sigurinë ushqimore? “Në përgjithësi produktet me bazë mishi ose peshku”, thotë Drazho. “Ndërsa Fast Food-et varet nga mishi që përdorin, pasi produktet e tjera nuk kanë rrezikshmëri aq të lartë sa peshku”.

Përballe kësaj situate, AKU veç asgjësimit të produkteve ka vendosur edhe gjoba ndaj subjekteve. Kështu, në vitin 2018 dhe në fillim të vitit 2019, janë vendosur 1653 gjoba.

A2 CNN Livestream

Dita jonë