Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mik Festival, 5 vite në Korçë, Inva Mula rrëfen magjinë e muzikës këtë edicion

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 17:05 | Aktualitet
Mik Festival, 5 vite në Korçë, Inva Mula rrëfen

Nga e premtja e fundit e këtij muaji, Korça ju thërret sërish për Mik Festival që këtë vit feston edicionin e pestë.

Nën kujdesin e artistes Inva Mula edhe këtë herë Mik Festival do të bëjë bashkë artistë ndërkombëtarë që mbërrijnë në vendin tonë për të interpretuar muzikë të mirë.

Artistja thekson se misioni i këtij festivali është të edukojë publikun me shije të bukura muzikore, ndaj edhe këto tre ditë të festivalit vijnë falas për dashamirësit e tingujve klasikë dhe jo vetëm pasi pjesë e kësaj feste në qytetin e serenatave do të bëhet edhe muzika e lehtë shqiptare.

Destinacionet turistike janë një tjetër ftesë që synon të nxjerr në pah ky festival.

Mik festival nis rrugëtimin më 29 korrik dhe për 3 ditë do të bëjë bashkë muzikën, baletin, pikturën dhe letërsinë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani