“Milot-Balldren”, nga Buxheti 500 milionë lekë fonde për 3 vitet e para – A2

“Milot-Balldren”, nga Buxheti 500 milionë lekë fonde për 3 vitet e para

500 milionë lekë do të jepen për koncesionin e rrugës Milot-Balldren në tre vitet e para 2020-2023. Por nëse kompania e përzgjedhur realizon 25 për qind të punimeve gjatë kësaj periudhe, atëherë i gjithë buxheti do të rishikohet për të orientuar burimet buxhetore tek financimi i kësaj kontrate.
Deklarata është bërë nga ministria e Financave, Anila Denaj në komisionin parlamentar të ekonomisë, ku vijon diskutimi i projektbuxhetit 2020.
Kryefinancierja Denaj ka shpjeguar përpara deputetëve, në përgjigje edhe të shqetësimit të ngritur një ditë më parë nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku për mungesë fondesh, se përveç kontratave koncensionare, projektet e tjera të infrastrukturës do të financohen në rast se do të ketë tepricë në realizimin e të ardhurave.
Buxheti për investimet publike vitin e ardhshëm parashikohet të ulet me 4.3% kundrejt atij këtij viti. Në ulje është edhe kundrejt Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, nga 5.1% e GDP-së këtë vit në 4.7% vitin e ardhshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2