Ministri Çuçi prezanton Gledis Nanon në krye të Policisë së Shtetit: Do të ketë një sfidë shumë të vështirë

Në prezantimin e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, vlerësoi fillimisht Ardi Veliun për punën e bërë. Ministri theksoi se për drejtorin e ri do të jetë një sfidë e vështirë edhe për faktin e niveleve ku ka arritur Performanca e Policisë së Shtetit, siç e vlerësoi ai.