Ministri Lleshaj: E sigurt që nuk do të jem më në këtë post

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas largimit nga kryeministri Rama, si drejtues politik i Lezhës, kësaj radhe paralajmëron vetë largimin edhe si ministër i Brendshëm.

Këtë deklaratë, një nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë Rama, e bëri nga qyteti i Vlorës, gjatë prezantimit të strukturës së re “Shqiponja”.