Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Ministria e Arsimit është një fatkeqësi kombëtare”

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 21:14 | Sociale
“Ministria e Arsimit është një fatkeqësi

Akademiku Artan Fuga, në “Intervistë” me Merita Haklajn, e konsideroi Ministrinë e Arsimit si “fatkeqësi kombëtare”.

“Në gjendjen që ka këto vite, Ministria e Arsimit është një fatkeqësi kombëtare. Është fatkeqësi kombëtare me atë që po bën. Kaq. Unë nuk kam asgjë me mësuesit, jam vetë mësues, por imagjinoni: akoma tekstet janë tekste në letër. Platformën e shkollës e ke akoma në letër, pra je 5 shekuj mbrapa. Këtu duhet një revolucion i paparë. Mësimi “online” gjatë pandemisë u pa si fatkeqësi. Kam dy vite që bërtas e them se krizat kthehen burim emancipimi të jashtëzakonshëm. Njerëzimi është zhvilluar në momentet e krizave, jo të mirëqenies e bollëkut. Kush e kuptoi? Tërë kohën thonin se nuk bëhet mësimi “online”. Po nuk dite të përdorësh teknologjinë, sigurisht që nuk bëhet”, tha Fuga.

https://a2news.com/video/3-arsyet-pse-nuk-lexojne-shqiptaret/

Në lidhje me mësuesit, Fuga shpjegoi: “Të rinjve u duket sikur të rriturit flasin shumë gjatë, sikur e stërhollojnë gjënë, mërziten… I gjithë brezi duhet të kuptojë që ka ndryshuar psikologjia. Unë mërzitem shumë kur dëgjoj mësues e prindër kur thonë se “me këta nuk bëhet sepse e kanë mendjen te telefoni”. Nuk është ashtu. Nuk mund të hidhet faji te rinia. Një historian i medias e kupton këtë. Edhe kur kaluan njerëzit nga shkrimi me pendë pate në penë metalike, thanë “u prish bota”. Tërë kohën kështu ndodh dhe mjerë ai që qëndron i ngurtësuar te e kaluara. Unë mendoj që mësuesit kanë mendësi, metodë dhe botëkuptim të prapambetur në raport me kulturën dhe shkencën e sotme. E di që mësuesve u mbetet hatri, por unë jam edhe vetë brenda”.

https://a2news.com/2021/11/19/akademiku-fuga-shpjegon-sesi-propagandat-ndertohen-mbi-bazen-e-psikologjise-qe-ne-femijeri/
https://a2news.com/2021/11/19/fuga-nderhyrja-e-faktorit-nderkombetar-ne-keto-5-vite-ka-qene-e-njeanshme-ne-favor-te-rames/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli