Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete, 25 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi 25 raste të reja me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Gjithashtu, është shënuar edhe viktima e 33-të nga Covid-19 në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.