Ministria e Shëndetësisë: 18 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 898 numri i të prekurve

18 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar nga ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit. Nga këta, 11 janë në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. 6 janë të shëruarit në 24 orët e fundit.