Ministria e Shëndetësisë: Dy viktima të tjera dhe 72 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 72 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Gjithashtu, dy persona të tjerë kanë humbur jetën të infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje shoqëruese, kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.