Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ministrja e Arsimit në A2: Shkollat do të vijojnë të hapura, studentët të na mirëkuptojnë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 10:29 | Aktualitet
Ministrja e Arsimit në A2: Shkollat do të vijojnë të hapura,

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u shpreh në një intervistë në A2 se situata me pandeminë nuk lë hapësira për të bërë parashikime, megjithatë shkollat do të vijojnë të jenë të hapura deri në një vlerësim tjetër të Komitetit të Ekspertëve.

Sipas saj, janë pikërisht ekspertët ata që vendosën dhe për mësimin online në universitete, ndaj kërkon mirëkuptimin e studentëve.

https://a2news.com/2020/11/02/jo-mesim-online-studentet-ne-proteste-ne-diten-e-pare-te-vitit-te-ri-akademik/

“Pavarësisht rasteve që ne konstatojmë të mësuesve të infektuar apo të nxënësve të karantinuar apo të drejtuesve të shkollave, megjithatë dua të them se jemi në kushte optimale. Mësimi po vazhdon. Ne nuk kemi asnjë shkollë të mbyllur. Në të gjitha rastet kur ne kemi mësues të infektuar, ne i zëvendësojmë, kemi 1 mijë mësues shtesë. Në një kohë shumë të shpejtë ne bëjmë zëvendësimet. Natyrisht që duhet shumë durim.

Shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura për momentin, pasi ne nuk mund të bëjmë parashikime afatgjata. I mirëkuptoj studentët, por prioritet në këtë moment është shëndeti. Ekspertët gjykojnë se universitetet, konviktet, janë vatra të mundshme infeksioni sepse rinia, duke qenë se e kalon më lehtë virusin, nuk janë aq të kujdesshëm”, u shpreh Evis Kushi.

https://a2news.com/2020/11/02/protestat-e-studenteve-kushi-te-tregohemi-me-fleksibel-perballe-situates/
https://a2news.com/2020/11/02/mesimi-online-ne-durres-nis-aplikimi-problem-studentet-pa-akses-ne-internet/
https://a2news.com/2020/11/02/deget-e-preferuara-te-rinjte-zgjedhin-ekonomikun-dhe-juridikun/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani