Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ministrja Gjonaj në “Absolut 4”: Nuk e ndjejmë lodhjen e 8 viteve, punojmë si ditën e parë

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 21:49 | Politikë
Ministrja Gjonaj në “Absolut 4”: Nuk e ndjejmë lodhjen e 8

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ishte e ftuar në emisionin “Absolut 4” në A2 kësaj radhe dhe si kandidate e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.

Pasi foli për fushatën që ajo po zhvillon në kryeqytet, Gjonaj u shpreh se mazhoranca nuk ndjen lodhjen e 8 viteve pushtet dhe punon si ditën e parë për qytetarët.

https://a2news.com/2021/04/12/reforma-ne-drejtesi-gjonaj-ne-a2-rreth-60-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-jane-larguar-nga-sistemi-per-shkak-te-vetingut/

“Nga të gjitha takimet me qytetarët në terren që kemi zhvilluar me ekipin shumë të mirë të strukturës së Partisë Socialiste në njësinë 7, duke filluar nga kryetari i partisë, deri tek anëtari më i thjeshtë, shikoj një mbështetje të jashtëzakonshme që i japin PS.

Pavarësisht se ne kemi kaluar dy mandate nuk e ndjejmë mbi kurrizin tonë 8-vjeçarin sepse na duket si ditë e parë dhe jemi të përkushtuar për të punuar për njerëzit dhe për të pasur në qendër të programit tonë vetëm qytetarët. Qytetarët kanë motivim gjithashtu pasi në këndet e fjalës ngrenë pyetje, sugjerime dhe bëhen pjesë e programit për zgjidhjen e problematikave”, tha Gjonaj.

https://a2news.com/2021/04/12/a-perdor-ps-te-dhenat-e-e-albania-gjonaj-cdo-subjekt-ka-te-dhenat-e-detajuara-te-votuesve-te-tij/

A2 CNN Livestream

Dita jonë