Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Minutat e fundit të vrasësit të policit në Lezhë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 12:20 | Kronikë
Minutat e fundit të vrasësit të policit në Lezhë

Kjo është zona, ku mori fund arratia e 21-vjeçarit Aldi Rama, pasi kishte ekzekutuar me dy plumba oficerin e krimeve të Drejtorisë së Policisë së Lezhës, Saimir Hoxhën.

Kjo është shtëpia e bardhë, nga ku Forcat Speciale të Policisë vendosën kontakt viziv me 21-vjeçarin, i cili vazhdonte të bënte rezistencë. Familjarë të kësaj banese kanë treguar në distancë se e kishin parë të arratisurin e armatosur të vinte drejt banesës së tyre dhe pasi ishte futur në oborr, kishte kaluar rrethimin për të kaluar më pas një kanal me ujë dhe për t’u fshehur në këtë vend, ku më pas mendohet se ka qëlluar edhe veten në kokë me armën që kishte. Gjatë kësaj kohe dëshmitarë okularë shprehen se kanë dëgjuar tri krisma armësh.

Ndërsa këto janë njollat e gjakut të 21-vjeçarit, në kohën kur forcat e policisë e kanë transportuar trupin e tij, drejt autoambulancës.

Në këtë mënyrë, përfundoi ngjarja e tragjike e së martës në Kune-Vain të Lezhës, ku vrasja e oficerit të krimeve Saimir Hoxha u pasua me një ndjekje që zgjati për më shumë se 5 orë të autorit, 21-vjeçarit Aldi Rama dhe që përfundoi me vetëplagosjen e këtij të fundit dhe që më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu