Miqësia që nuk ish mes Enverit dhe Lasgushit, Budjon Xhelo: Propaganda sajoi lidhjen mes poetit dhe diktatorit

Reporteri në pension Budjon Xhelo ishte i ftuar në Dita Jonë ku solli disa nga kujtimet e tij në lidhje me poetin e madh lirik Lasgush Poradeci.

Xhelo tregon jetën e shkrimtarit të madh në qytetin e Pogradecit dhe mënyrën sesi ai u la në mjerim nga komunizmi. Ai mohon që Lasgushi të ketë pasur një miqësi me diktatorin Enver Hoxha.

Sipas Xhelos, Lasgushi kishte pasur me njohje me Enverin kur kishin qenë mësues në gjimnazin e Tiranës, por asnjëherë ndonjë miqësi. Ai shprehet se e gjithë kjo afërsi e pretenduar mes të dyve u krijua nga propaganda e kohës.