Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Miratohen masa të reja në Kosovë, nga 20 gushti kërkohet dëshmi vaksinimi në klubet e natës

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 14:47 | Kosova
Miratohen masa të reja në Kosovë, nga 20 gushti kërkohet

Mes rritjes së shpejtë të rasteve me Covid-19, qeveria e Kosovës miraton masa të reja për frenimin e pandemisë.

Nga 20 gushti, hyrja në klubet e natës apo festa familjare me grumbullime deri në 100 persona do të lejohet vetëm më dëshmi vaksinimi me të paktën një dozë, test negative apo vërtetim shërimi nga koronavirusi në 180 ditët e fundit.

Maska do të mbetet e detyrueshme vetëm në ambiente të mbyllura, ndërsa lokalet dhe restorantet do të reduktojnë kapacitetet. Në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i konsideroi masat si të nevojshme, ndërsa paralajmëroi se mund të përshkallëzojnë në varësi të gjendjes epidemiologjike.

“Nga data 20 gusht 2021 deri më datën 10 shtator 2021, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen ahengjet e ndryshme, grumbullimet, tubimet masive, si festivale, koncerte dhe të tjera që kanë kapacitet mbi 100 persona dhe organizmi i tyre aktiviteteve lejohet vetëm nëse klientëve pjesëmarrës posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme si: Certifikatën e vaksinimit të plotë, ose marrjen të të paktën një dozë kundër Covid-19. Testin PCR negativ, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar Covid-19 i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumëse 180 ditë”, tha Vitia.

Vitia e konsideroi shqetësuese valën e re të infektimeve, duke thënë se 80 përqind e rasteve janë të  variantit Delta. Shumica e të prekurve, sipas tij, janë persona të pavaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Varianti Delta dominon mbi 80 përqind të rasteve të reja me Covid-19. “Sipas analizave të IKSHPK-së ky variant dominon prej mbi 80 përqind të rasteve me Covid-19 në rastet e reja. Kjo na detyron të gjithëve të rrisim në maksimum kujdesin dhe t’i zbatojmë në përpikëri masat”, tha ai.

80 mijë euro do të ndahen për angazhimin e 50 infermierëve, me qëllim të shtimit të kapaciteteve për imunizim të qytetarëve kundër Covid-19. Kosova ka nivelin më të ulët të vaksinimit në rajon me rreth 174 mijë qytetarë të vaksinuar me të dyja dozat. Në 24 orët e fundit u shënuan 1009 raste të reja me koronavirus dhe 2 viktima. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë