Miratohen ndryshimet në buxhet, rialokohen 7 miliardë lekë

Parlamenti miratoi në seancën e tretë gjatë periudhës së koronavirusit, aktin normativ të radhës për ndryshime në buxhet, që akomodojnë masat e qeverisë për krizën. Janë 7 miliardë lekë që rialokohen për paketën e zgjeruar të ndihmës ekonomike dhe si fond rezervë. Akti normativ përfshin edhe rritjen e garancisë sovrane me 15 miliardë lekë, që do të shfrytëzohet nga bizneset për të marrë kredi në banka.