Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Miratohen ndryshimet në qeveri, Nikolla nuk lejon debat. Opozita, akuza mazhorancës 

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 19:27 | Politikë
Miratohen ndryshimet në qeveri, Nikolla nuk lejon debat. Opozita, akuza

Përpara nisjes së pushimeve, Kuvendi miratoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Mazhoranca i dha dritën jeshile largimit të Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit dhe zëvendësimit me Belinda Ballukun. Kryetarja e Kuvendit nuk lejoi debatin në sallën e Kuvendit, gjë që u shoqërua me akuza nga opozita.

Socialistët plotësuan kërkesën e Edi Ramës, duke miratuar ndryshimet në kabinetin qeveritar. Seanca plenare për shkarkimin e Arben Ahmetajt dhe zëvendësimin me Belinda Ballukun zgjati më pak se 60 minuta, ku koha më e madhe ishte për të hedhur fletët në kutinë e votimit. Lindita Nikolla nuk pranoi që ndryshimet në qeveri të zhvilloheshin me debat. 

Po për Sali Berishën, mazhoranca ka një hall tjetër se përse nuk e lejoi debatin parlamentar: “Padrinoja e Arben Ahmetajt e ka emrin Edi Rama”.

Ndonëse nuk pati diskutime për rendin e ditës, PS-ja shfrytëzoi minutazhin e procedurës për të risjellë në vëmendje shkresën e Autoritetit të Dosjeve për Ilir Metën. 

Tanimë parlamentarët morën zyrtarisht pushimet, por duke mos i vënë drynin dyerve të Kuvendit, sidomos pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve për ndryshime ligjore, ku mazhoranca ka dhënë aprovimin e saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani