Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Miratohet ligji kontrovers, Kina shton përpjekjet për kontrollin e Hong Kongut

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 13:41 | Bota
Miratohet ligji kontrovers, Kina shton përpjekjet për kontrollin e

Kina vijon pa u ndalur përpjekjen për të shtuar kontrollin ndaj Hong Kongut. Asambleja kombëtare e popullit, organi më i lartë legjislativ në vend, aprovoi gati me unanimit të plotë projektligjin kontrovers për sigurinë kombëtare që e kthen në krim, shkeljen e autoritet të Pekinit në territorin e Hong Kongut.

Projektligji ka nxitur shqetësime të thella mes aktivistëve pro demokracisë që pretendojnë se ai është një përpjekje për të shtypur protestat, për të shkelur lirinë e fjalës e për t’i dhënë fund  statusit unik të Hong Kongut. Ai do të lejojë gjithashtu Kinën, të instalojë për herë të parë agjencitë e veta të sigurisë në rajon.

https://a2news.com/2020/05/27/kufizimi-i-lirive-nga-kina-trazira-ne-hong-kong-qindra-te-arrestuar/

 “Sesioni mori vendimin për ngritjen e një sistemi ligjor dhe mekanizmi zbatimi për sigurinë kombëtare të Hong Kongut. Ai do të përmirësoje politikën, një vend dy sisteme”. Deklaroi Li Zhanshu, kryetar i Komitetit të Asamblesë Popullore.

https://a2news.com/2020/05/22/ligji-i-ri-per-hong-kongun-trump-kunderpergjigje-ndaj-kines-pekini-vendet-e-huaja-te-mos-nderhyjne/

Lëvizja ka nxitur një valë të re protestash në territorin gjysmë autonom. Përleshje shpërthyen të mërkurën ndërsa parlamenti i Hong Kongut debatonte mbi një tjetër projektligj që do të bënte krim, mos repektimin e himnit kombëtar kinez. Qindra persona u arrestuan në protesta të zhvilluar kundër këtij projektligji dhe atij për sigurinë. Debatet e ethshme vijuan edhe përgjatë së enjtes, ndërsa debate në këshillin legjislativ vijon.

https://a2news.com/2020/05/21/nje-vit-protestash-nuk-ka-zbutur-pekinin-pritet-te-miratoje-normen-qe-godet-autonomine-e-hong-kongut/

Situatën e ndërlikon edhe më shumë deklarata e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, i cili tha se zhvillimet në Hong Kong nënkuptojnë se territori nuk mund të konsiderohej më autonom nga Kina, dhe rrjedhimisht Shtetet e Bashkuara nuk mund ta trajtonin atë ndryshe nga Pekini. 

Deklarata mund të ketë impakt të rënde tek statusi tregtar i Hong Kongut, dhe me gjasë do të zemërojë Kinën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë