Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Mister largimi i Bendos nga kreu i SHISH dhe i ngjashëm me rastin e Gledis Nanos”

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 20:25 | Aktualitet
“Mister largimi i Bendos nga kreu i SHISH dhe i ngjashëm me rastin e

Shmangie me diplomaci e Helidon Bendos dhe e mbushur me mister. Kështu e sheh gazetarja Anila Hoxha lirimin nga detyra të kreut të SHISH. Në studion e Debatit në A2 CNN, gazetarja theksoi se nuk u kuptua nëse pati përplasje mes kreut të SHISH dhe qeverisë, por kjo ishte një zgjidhje diplomatike

“Çështja e largimit të Helidon Bendos pavarësisht se është paraqitur si dorëheqje është e mbuluar me mister se të njëjtat pikëpyetje ka patur dhe për paraardhësit e tij dhe marrëdhënieve të kryespiunëve të vendit me kryeministrin, të cilat nuk kanë qenë në nivelet e duhura. Në fillim kishte besim absolut për Bendon, kishte 21 vite në atë institucion dhe e njihte shumë mirë dhe kishte besueshmërinë e qeverisë. Dhe kjo është arsyeja pse qëndroi gjatë. Por çfarë ndodhi më pas? Nuk e kuptuam nëse kishte përplasje mes kreut të SHISH dhe qeverisë, por pamë zgjidhja diplomatike, anashkalimi i Bendos duke e dërguar atë drejt SHBA për t’u përgatitur më mirë në studime. Është diçka tjetër të përgatitësh një specialist dhe të dërgosh kreun e SHISH në intership dhe ta lësh pa timon. Them që kjo ka qenë një shmangie me diplomaci e Helidon Bendos”.

Për gazetarin e A2 CNN Jul Kasapi, largimi i Helidon Bendos nga detyra e kreut të SHISH ka ngjashmëri me atë të ish-drejtorit të policisë Gledis Nano.

“Më duket si historia e Gledis Nanos. Nuk është e njëjtë por ka shumë ngjashmëri, e njëjta histori në pjesën e partnerëve ndërkombëtarë. Bendo duke qenë prej një viti në SHBA kjo përfshirë dhe situatën në Shqipëri për shkak të sulmeve kibernetike ishte një vetëdorëheqje detyruar për të mos qenë e njëjtë me shkarkimin e Gledis Nanos. Nuk mendoj se mund të mos ketë patur përplasje por ka patur mënyrë diplomatike edhe nga Rama. Por nga ajo që kam marrë informacion, Bendo është paraqitur në Shqipëri për të dhënë dorëheqjen, por mendoj se Bendo është investim i partnerëve ndërkombëtarë”.

Ndërsa eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi theksoi se largimi i Helidon Bendos drejt SHBA për studime tregon problematikat me emërimin e tij dhe verifikimin e kualifikimeve.

“Ndryshim në vazhdën e një dakordësie për një cikël gati 5 vjeçar kohëzgjatje në detyrë të drejtuesve të shish i cili ka qenë i diskutuar për t’u përcaktuar me ligj dhe është bërë tentativë për ta kthyer në praktikë. Më duket anormal fakti që drejtuesi i institucionit shkon për trajnime. Kur dikush caktohet në institucione të tilla presupozohet që ka kaluar të gjithë trajnimet e nevojshme. Mund të marrë pjesë në takime por jo trajnime afatgjata. Largimi për një kohë të gjatë i një drejtuesi më duket problem dhe kjo tregon problematikat me emërimin e tij, verifikimin e kualifikimeve të ndryshme”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë