Mjekët apel për fruthin: Vaksinohuni

Rikthimi i fruthit dhe viktima e parë për këtë vit, vë në alarm prindërit. Mëngjesin e së mërkurës , shumë prej tyre kanë nxituar të vaksinojnë fëmijët që kanë mbushur moshën 1vjec apo kishin shtyrë injeksionin.
Më të frikësuar janë prindërit e foshnjave disamuajshe, pasi ndaj tyre nuk mund të aplikohet vaksina pa mbushur 1 vjeç.
Por as rishfaqja e fruthit e as humbjet e jetëve nga kjo sëmundje, nuk kanë lëkundur vendimin e disa prindërve, kryesisht të besimit mysliman, për të mos vaksinuar fëmijët. Madje mes kartelave shëndetësore te fëmijëve gjen edhe refuzime te të gjitha vaksinave nga ana e prindërve.
Edhe specialistët e shëndetit publik apelojnë për vaksinimin në kohe të fëmijëve.
1 humbje jete, 30 të prekur 45 të dyshuar janë shifrat zyrtare të sëmundshmërisë nga fruthi. Ende nuk kemi të bëjmë me epidemi pasi sëmundja është e lokalizuar vetëm në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN