Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mjekët dhe OJQ-të bien dakord: Kufizime për të pavaksinuarit, Kosova nuk i përjashton

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 13:35 | Kosova
Mjekët dhe OJQ-të bien dakord: Kufizime për të

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk përjashton kufizimet për personat e pavaksinuar. Me këtë ide pajtohen mjekët dhe organizatat joqeveritare, teksa rastet me Covid-19 shtohen çdo ditë e më tepër nga prezenca dominante e variantit Delta. Arma e vetme për ta luftuar për momentin është vaksinimi.

Faik Hoti, Zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë: “Normalisht ne shohim praktikat që po i ndërmarrin shtetet e tjera dhe nuk përjashtohet asnjë lloj mundësie që procesi i vaksinimit të rritet, që të kemi përgjigje më pozitive të popullatës, por tani për tani në Kosovë janë duke u administruar dozat e para dhe të dyta ne do shohim dhe do bëjmë analiza të rregullta se cila është shkalla e përfshirjes së popullatës në vaksinim e cila nuk përjashton mundësinë edhe të ndonjë mase restriktive sikur që nuk përjashtohet mundësia edhe të ndonjë mënyre tjetër të bërjes së procesit më atraktiv që qytetarët të kenë më tepër vullnet për t’u vaksinuar. Sepse e dimë është një kategori e qytetarëve që ende hezitojmë të marrin vaksinën, por për fat të mirë në bazë të hulumtimeve të Institutit dhe MSH shohim që dita-ditës po zvogëlohet numri i hezituesve dhe po rritet interesimi.”

Virologu, Ilir Tolaj, e konsideron plotësisht normale që autoritetet të ndërmarrin veprime kufizuese për qytetarët që refuzojnë vaksinën.

Ilir Tolaj, virolog: “Nëse njerëzit e pranojnë vaksinimin bëhet më i përshpejtuar sesa që është deri tani atëherë detyrimet nuk janë të domosdoshme, por nëse vaksinimi refuzohet nga njerëzit duke rrezikuar mirëqenien e komunitetit një gjë e tillë duhet të bëhet. Çfarëdo të jenë ato modalitete duhet që të peshohen dhe analizohen.”

Ka edhe nga ata që kufizimet për ata refuzojnë vaksinën të mbesin si opsion i fundit.

Driton Vela, praktikant: “Mendoj se ky duhet të jetë opsioni i fundit nëse institucionet e shohin të arsyeshme që ka ndaluar procesi i vaksinimit dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve, sigurisht që duhet të merren hapa të tillë nëse vendet me një traditë të shtet-bërjes dhe demokracisë veçse kanë bërë këso masa.”

Qëndrimi i qeverisë së Kosovës gjeti përkrahje edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Bexhet Shala, kryetar i KMDLNJ: “Çdo veprim që shteti e merr në mbrojtje të qytetarëve pavarësisht asaj masave kufizuese sepse pa marr masa kufizuese nuk mund ta luajë rolin e gjyqtarit, është në përputhje me të drejtat e njeriut, qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe të vaksinohen.”

Aktualisht rreth 500 mijë qytetarë javë vaksinuar ndaj Covid-19 në Kosovë që nga fundi i marsit të këtij viti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani