Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mjekja e familjes: Në janar-shkurt, dyndje pacientësh me simptoma të ngjashme të Covid-19

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 19:42 | Aktualitet
Mjekja e familjes: Në janar-shkurt, dyndje pacientësh me simptoma

Mjekja Rudina Gjini Beci, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, deklaroi se “në periudhën janar-shkurt ka pasur një dyndje pacientësh me shenja të ngjashme me koronavirusin”.

Kur u pyet mbi pretendimet se ka pasur persona me koronavirus që na janar në vendin tonë, mjekja tha: “Vetëm tamponi e vërteton nëse ka pasur pacientë me Covid-19 apo jo. Unë, si mjeke familjeje, di të them se në periudhën janar-shkurt ka pasur një dyndje pacientësh me shenja të ngjashme me koronavirusin. Një prej tyre ka qenë temperatura prej 10 ditësh që nuk ulej, por pacienti zero vërtetohet vetëm me tampon”.

Mjekja shtoi: “Në janar-shkurt kemi pasur më shumë të sëmurë me viroza sesa kemi sot. Por, nuk e them dot nëse ka pasur përpara pacientit 0 të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, pasi atë e tregon vetëm tamponi”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu