Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mjekja infeksioniste: Nuk ka vend për panik, maskat duhen mbajtur vetëm nga të sëmurët

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 19:51 | Aktualitet
Mjekja infeksioniste: Nuk ka vend për panik, maskat duhen mbajtur

Mjekja infeksioniste Nevila Gjermeni, e ftuar në studion e Ditari në A2, deklaroi se pavarësisht se “jemi pjesë e emergjencës globale për koronavirusin, nuk ka vend për panik”.

“Fakti që është përhapur në Itali shton mundësitë që të vijë edhe në vendin tonë, por nuk ka vend për panik. Rëndësi ka që të kujdesemi për higjienën personale. Është një virus që përhapet njësoj si gripi dhe ne dimë si të ruhemi nga ai. Ne ndjekim rregullat e OBSH-së, të cilat i zbatojmë me përpikmëri. Ata që kanë temperaturë, vështirësi në frymëmarrje dhe që kanë udhëtuar në vendet me risk, duhet të telefonojnë numrin 127 dhe aty i nënshtrohen një protokolli siç e ka vendosur OBSH-ja. Janë plane standard që zbatojmë ndaj pacientit, me izolim në kushte bashkëkohore”, shpjegoi mjekja.

Kur u pyet për maskat mbrojtëse, Gjermeni nënvizoi se ato duhen mbajtur vetëm nga “personat e sëmurë dhe ata që kujdesen apo vizitojnë personat e sëmurë”.

Mjekja tregoi edhe si mund të dallohet koronavirusi nga gripi normal: “Simptomat janë të ngjashme, por ajo që e ndan është e dhëna epidemiologjike. Nëse ka udhëtuar dy javët e fundit në zonat e riskut është ajo që e diferencon nga gripi stinor. Të dhënat tregojnë se ata që kanë patologji kronike janë më të rrezikuarit, sëmundje për të cilat ka vite që marrin ilaçe dhe sëmundje që ulin imunitetin”.

Sipas Gjermenit, “njeriu shërohet nga koronavirusi”, pasi “vdekshmëria është vetëm 2-3%, ashtu si një grip i rëndë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë