Mjeku shqiptar në Berlin: Gjermania jo në situatë alarmi nga koronavirusi, 40% e rasteve të importuara

Fahri Beqa, mjek kardiolog në Berlin, foli në A2 për situatën aktuale të pandemisë në Gjermani, duke theksuar se aktualisht nuk ka alarm edhe pse ka një rritje të rastev etë reja me Covid-19.

Beqa thekson se 40% e rasteve të reja të raportuara gjatë ditëve të fundit janë të importuara dhe sipas tij, Kosova është shteti që qëndron në krye me numrin më të lartë të personave që kanë rezultuar pozitivë në Gjermani.