Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mjeku shqiptar në Gjermani: Koronavirusi, ftohje e zakonshme. Mos e dramatizoni

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 23:12 | Aktualitet
Mjeku shqiptar në Gjermani: Koronavirusi, ftohje e zakonshme. Mos e

Genc Kelmendi, mjek shqiptar në Shtutgart të Gjermanisë, bëri thirrje që të mos ketë panik nga koronavirusi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, ai theksoi se “Covid-19 nuk duhet të dramatizohet”.

“Vdekshmëria nga koronavirusi është shumë e ulët. Rreth 5% sëmuren rëndë dhe vetëm 1% vdesin. Për njerëzit e shëndoshë nuk është katastrofë. Është një ftohje e zakonshme. Personat mbi 80 vjeç, që kanë sëmundje kronike, janë viktimat. Një person mbi 80 vjeç, që nuk ka probleme shëndetësore, e kalon pa problem”, tha mjeku.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli