Mjeku shqiptar në Milano: Virusi nuk ka ndryshuar, ja pse ka rënë numri i shtrimeve në spital

Në javët e para të globalizimit pandemik, Italia ishte shteti me numrin më të lartë të infektimeve dhe për pasojë edhe me më shumë viktima. Por si është Italia sot, çfarë e ka përmirësuar situatën? Cili ishte çelësi i strategjisë dhe mesazhet që na vijnë prej andej?

Doktor Albert Troci, mjek në Milano, foli mëngjesin e sotëm në A2 për situatën aktuale nga koronavirusi në Itali. Ai u shpreh se virusi nuk ka ndryshuar, por është ulur mosha e të prekurve dhe kjo ka bërë që numri i personave në terapi intensive të jetë më i ulët.