Mjeku shqiptar në SHBA jep alarmin: Mosha shumë të reja kanë shfaqur probleme me zemrën pas vaksinës ndaj Covid

Publikuar më: 20/9/2022, ora 15:31

“Pandemia mori fundi. Ne ende kemi problem me Covid-in. Kemi ende shumë punë për të bërë. Por pandemia përfundoi”. Këto ishin fjalët e presidentit amerikan Joe Biden, në një intërvistë dhënë për CBS, një deklaratë që duket se ekspertët e shëndetit publik i gjeti të papërgatitur, pasi sipas tyre, jemi ende në pandemi dhe këtë e tregojnë shifrat. Për këtë çështje foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN Sulejman Çelaj, drejtori i Departamentit të Kardiologjisë në Bronx të Nju Jork. Ai u shpreh se pandemia është politizuar që prej fillimit të pandemisë. “Kjo është një çështje që nuk e njeh as Biden. Covid ka dhe do të ketë. Ai nuk mund të largohet me masat që kemi deri tani, të cilat nuk janë efikase. Për fat të mirë, virulenca e virusit ka rënë ndjeshëm gjatë kësaj kohe dhe prandaj po shohim rënie të rasteve. Por nuk mund ta shohim se pandemia ka mbaruar, por ka rënë virulenca”, u shpreh mjeku. Më tej, ai foli për vaksinat ndaj koronavirusit ku ngriti alarmin se, mosha shumë të reja kanë shfaqur probleme të zemrës pasi kanë marrë vaksinën.