Mogherini nga Tirana: Negociatat të arritshme, por s’duhet të merren si të mirëqena

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, nis pasditen e sotme takimet e saj zyrtare në Tiranë. Shefja e diplomacisë europiane u prit rreth orës 16:30 në një takim të posaçëm nga kreu i qeverisë Edi Rama. Më pas, së bashku me Kryeministrin, ajo doli në një konferencë të përbashkët, nga ku u shpreh se negociatat janë një objektiv i arritshëm, por nuk duhet të merren si të mirëqena.