Momente të frikshme, pasojat e tërmetit të magnitudës 7,1 në Japoni

Pamjet e frikshme tregojnë lëkundjet e godinave në Japoni, pasi vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 7,1, me epiqendër pranë Fukushimës. Tërmeti shkaktoi edhe rrëshqitje dherash dhe bllokime të rrugëve në disa pjesë të vendit. Zyrtarët thonë se ky tërmet në fakt është një pasgoditje e lëkundjeve shkatërrimtare të para 10 vitesh, kur vendi u godit nga një tërmet i magnitudës 9.