Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Momenti i sikletshëm në G20, Xi ia thotë në sy Trudeau: Nxore në lajme sekretin tonë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2022, 15:24 | Bota
Momenti i sikletshëm në G20, Xi ia thotë në sy Trudeau:

Një moment tensioni ka ndodhur në samitin e G20-s. Lideri i Kinës, Xi Jinping, është filmuar teksa akuzon kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, se ka nxjerrë detaje sekrete nga takimi i tyre me dyer të mbyllura.

Përmes një përkthyesi, presidenti i vendit komunist i thotë se kjo ishte tepër e papërshtatshme dhe e akuzoi liderin e Kanadasë se nxori në media përmbajtjen e një bisede të sinqertë.

Xi Jinping po i referohej raportimeve se Trudeau  ka diskutuar për dyshimet e spiunazhit kinez dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e Kanadasë në takimin e tyre në Indonezi, i pari në pesë vite. Pasi buzëqeshi dhe lëvizi kokën, kryeministri u përgjigj duke thënë se “në Kanada njerëzit besojnë në dialog të hapur, të sinqertë dhe të lirë”.

Përpara se të përfundonte fjalën Trudeau, presidenti i Kinës e ndërpreu duke i thënë se fillimisht duhen krijuar kushtet për dialog dhe më pas i dha dorën dhe u largua nga ky ballafaqim aspak i këndshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë