Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Momenti kur Policia arreston ekzekutorin e atentatit në Tushemisht

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 10:23 | Aktualitet

Policia njoftoi se ka arrestuar edhe ekzekutorin e atentatit ndaj hotelit në Tushemisht të Pogradecit pak ditë më parë, duke e çuar në 7 numrin e personave të arrestuar për këtë ngjarje, ku fatmirësisht nuk pati viktima. Në pamjet e publikuara nga autoritetet të arrestuarit, i identifikuar si Anterio Kaloshi, i bëhet thirrje me dron që të dorëzohet e më pas efektivët e Policisë hynë në tarracën e godinës ku ndodhej dhe e arrestojnë. Sipas autoriteteve, ai është i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe armë zjarri, armë të ftohta, armë gjuetie, sasi me municion luftarak, krehra, dokumente të dyshuara si të falsifikuara dhe sasi monetare. Përveç Kaloshit, 29 vjeç, janë arrestuar edhe Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës) dhe Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje").

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli