Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Momenti kur shtëpitë përfundojnë në det

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 16:33 | Aktualitet

Këto janë pamjet dramatike ku si pasojë e një rrëshqitje dheu, shtëpitë përfundojë në det në Norvegji. Një pjesë e kodrës rreth 800 metra e gjatë u fundos bashkë me shtëpitë në fshatin Alta të rajonit Finmark. Në total 8 shtëpi dhe një karvan përfunduan në ujërat e detit të Veriut, por fatmirësisht nuk pati raportime për viktima apo të dëmtuar, sipas Reuters. Mediat lokale raportojnë se një person, bashkë me qenin e tij, është arritur të shpëtohet, pasi mundi të notonte drejt bregut edhe pse përfundoi në det me banesën e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli