Momenti kur varka me refugjatë përmbyset në mes të detit

Pamjet e regjistruara nga Zyra e Sherifit të Kontesë Martin në Florida, tregojnë momentin kur një varkë me 8 refugjatë kubanë, mes tyre edhe 2 gra shtatzëna, përmbyset në mes të detit, pasi lundronte për 16 ditë.

Zyra e Sherifit mori të dielën një telefonatë për një mjet lundrues në vështirësi që po përpiqej t’i afrohej bregut, por ndërkohë që autoritetet amerikane po afroheshin aty varka u përmbys pasi u godit nga një dallgë e madhe. Fatmirësisht të gjithë personat në bord u shpëtuan.