Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Monitorimi: Largimi i opozitës dobësoi rolin e Parlamentit

Nga A2 CNN
1 Shtator 2019, 12:52 | Politikë
Monitorimi: Largimi i opozitës dobësoi rolin e Parlamentit

Sesioni i fundit parlamentar ishte jashtë të zakonshmes, pasi për herë të parë deputetët e opozitës dorëzuan në mënyrë kolektive mandatet.  

Afrim Krasniqi udhëhoqi një monitorim nga Instituti i Studimeve Politike mbi punën e Kuvendit nga janari në korrik 2019, Parlament që në shkurt kishte 140 deputetë, por në fund të sesionit vetëm 122, pasi 40 deputetë të rinj morën mandate nga lista proporcionale e opozitës. 

“Nuk kemi pasur një standard të ri të kontrollit të ekzekutivit, përkundrazi. Kemi pasur një rol të fortë të ekzekutivit në Parlament, sa gati-gati ka kontrolluar edhe axhendën parlamentare dhe vendimmarrjen parlamentare, duke e dobësuar rolin e Parlamentit”, tha Krasniqi.

Pavarësisht dobësimit të rolit, Kuvendi rriti produktivitetin. Në 2019 miratoi 102 akte ndaj 88 të miratuara në të njëjtën periudhë në 2018. Ndër ligjet më të rëndësishme të votuara, ishin të fundit e paketës së Reformës në Drejtësi. Monitorimi tregon se edhe vetë kryeministri nuk ka votuar ligjet e qeverisë së tij, duke ngritur kartonin për vetëm 12% të tyre.

Sipas raportit, që vlerëson deputetët në bazë të nismave dhe amendimeve ligjore, rezulton se deputetët më efektivë në këtë sesion parlamentar ishin socialistët Vasilika Hysi e Ilir Beqaj dhe Myslym Murrizi e Rudina Hajdari nga grupi demokrat. Por, opozita e re dështoi të luante rolin e saj.

“Nuk kanë arritur dot të justifikojnë besimin në publik, në Parlament nuk kanë prodhuar ndonjë gjë”, shprehet Krasniqi.

Gjatë sesionit janar-korrik 2019 pati deputetë që nuk morën pjesë në asnjë nga votimet e akteve ligjore në seancat plenare, si dhe që nuk morën pjesë në asnjë mbledhje komisioni. Kryeson Lefter Koka i LSI-së, i cili nuk ka votuar asnjë ligj. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë