“Moody’s” skanon ekonominë: Rreziqet janë borxhi i lartë publik, PPP dhe euroizimi

Borxhi i lartë publik, që pritet të arrijë në nivelin e 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, rrezikon stabilitetin e financave publike. Shqetësimi ngrihet nga agjencia prestigjioze “Moody’s”, e cila, edhe pse e ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin për Shqipërinë në B1, me perspektivë të qëndrueshme, evidenton se ekonomia shqiptare po përballet me sfida të shumta strukturore.