Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Moratoriumi i gjuetisë, pak rezultat, propozohet zgjatja me 5 vite

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 19:33 | Aktualitet
Moratoriumi i gjuetisë, pak rezultat, propozohet zgjatja me 5 vite

Ndalimi i gjuetisë do të shtrihet edhe për 5 vite të tjera. Ministria e Mjedisit ka nisur procesin e konsultimit për zgjatjen e afateve të moratoriumit, tashmë prej 7 vitesh në fuqi.

Edhe pse ndalimi i gjuetisë ka dhënë rezultat në përmirësimin e situatës për faunën e egër, gjatë kësaj periudhe në shumë vende ky aktivitet ka vazhduar në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërsa në relacionin që shoqëron projektligjin pranohet se mungesa e kapaciteteve, infrastrukturës, bashkëpunimi jo produktiv në terren ka bërë që vitet e fundit, të ketë një rritje të rasteve të gjuetisë së paligjshme.

Krahas afatit të zgjatur deri në vitin 2027, drafti nuk përcakton një rritje të gjobave për shkelësit, që mbetën në 800 mijë deri në 1 milion lekë për shoqatat e gjuetarëve dhe 80 mijë deri në 100 mijë lekë për individët.

Gjuetia do të lejohet vetëm në rastet kur konstatohet mbipopullimi i një specieje të caktuar në zonat e lejuara për gjueti.

4 vite më parë, Federata Kombëtare e Gjuetisë propozoi që gjuetia të kthehej në një sport të licencuar kundrejt pagesës, që mund të sillte deri në 12 milionë euro të ardhura në vit për buxhetin.

Por Ministria e Mjedisit vlerëson se rikthimi i faunës së egër dhe tërheqja e tureve të vëzhgimit të shpendëve ofrojnë një imazh më të mirë dhe një përfitim më të madh për vendin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë