Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Mos njollosni Alabar”, Balluku: E them me përgjegjësi, s'ka kompani offshore në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 19:20 | Politikë
“Mos njollosni Alabar”, Balluku: E them me përgjegjësi,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi me përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë kompani offshore në projektin e Portit të Durrësit. Në komisionet parlamentare ajo hodhi poshtë pretendimet e ngritura për korrupsion dhe bëri thirrje të mos njolloset emri investitorit Alabar.

“Të pyesësh sot se kush është Muhamet Alabar dhe cila është gjurma e tij në projektet turistike dhe të zhvillimit. Është ideatori dhe ndërtuesi i të gjithë qendrës së Dubait, është ideatori dhe ndërtuesi  i qindra m2 në Aleksandri. Është i investitori në SHBA dhe Kroaci. I gjithë grupi deklarojmë se nuk ka në përbërje kompani offshore. Subjekti që ju i referoni është ai që ka sjellë projektin. I është lënë 60 ditë atij subjekti që të sillte dokumentacionin dhe është vendimmarrje e investitorit që ka ardhur me kompaninë e tij. Nuk jemi marrë me subjektin se nuk është regjistruar nga ne subjekti. Me marrëveshjen nuk shitet asnjë aset publik, mbeten pronë e shtetit. Asetet kryesore mbeten pronë e shtetit. Pas mbarimit të marrëveshje të drejtat e investitorit strategjik mbarojnë automatikisht dhe të drejtat i transferohen MIE”, tha Balluku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë