Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mot i çmendur në Australi, zjarr dhe përmbytje

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 14:35 | Bota
Mot i çmendur në Australi, zjarr dhe përmbytje

Zjarr dhe përmbytje. Nuk është titull libri apo filmi, por situata aktuale në Australi. Shirat sezonalë të jashtëzakonshëm shkaktuan përmbytje të mëdha në shtetin verilindor të Queensland. Ekipet e emergjencës po evakuojnë qytetarë të shumtë në zonat e prekura. Zyrtarët paralajmërojnë se mbi 20 mijë banesa do të përmbyten nëse vijojnë reshjet e shiut.

“Kur ne përdorim fjalën e paprecedentë, e bëjmë për një arsye. Ne nuk jemi hasur më përpara me këtë skenar. Ka pasur reshje shiu të mëdha, veçanërisht në Taunsvill dhe disa nga këto nivele janë të paprecedentë”.

Annastacia Palaszczuk, Kryeministre e Queensland

Ndërsa veriu përballet me përmbytje, jugu I Australisë lutet për reshje shiu pasi temperaturat e larta kanë hapur vatra të shumta zjarri. Më shumë se 500 zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen e flakëve në shtetin e Tazmanisë. Janari I këtij viti, konsiderohet ndër muajt më të nxehtë në historinë e Australisë me temperaturat që shkuan deri në 49,5 gradë celsius.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli