Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mot i kthjellët me temperatura deri në 23 gradë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 07:03 | Aktualitet
Mot i kthjellët me temperatura deri në 23 gradë

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë bregdeti dhe zona e ulët, këtë të enjte, por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore. Pas mesditës, vranësirat shtohen në të gjithë vendin dhe kryesisht në jug ku mund të ketë ndonjë shi të izoluar.

Temperaturat vijojnë me një rënie të lehtë në të dyja vlerat ditore duke i luhatur ato nga 3°C në rreth 23°C.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare nga drejtimi lindor në tokë dhe det dhe për pasojë brigjet detare do të kenë dallgëzim të ulët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani