Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Moti i keq në Europë, Austria shpall emergjencën, probleme në Itali dhe Spanjë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 13:07 | Bota
Moti i keq në Europë, Austria shpall emergjencën, probleme

Dimri ka ardhur në Europë, dhe bashkë me të edhe moti i ashpër. Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar pjesë të ndryshme të Austrisë, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës.

Qytetarët dhe turistët po hasin probleme të mëdha në qarkullim. Rrugë të ndryshme të Austrisë janë mbyllur, dhe disa linja treni janë pezulluar, pasi është e pamundur të udhëtohet sepse dëbora arrin deri në 1 metër.

Situatë e njëjtë paraqitet dhe në anën tjetër të kufirit. Italia po has probleme të mëdha përshkak të motit të keq, kryesisht me rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e mëdha. Një tren doli nga shinat në provincën e Bolzanos, ndërsa rajoni i Toskanës shpalli gjendjen e emergjencës.

Spanja është një tjetër shtet europian që vuan pasojat e motit të keq. Autoritetet kanë vënë në fuqi alarmin portokalli, me zonën veriore që është bllokuar nga dëbora.  Qytetarët vuajnë bllokimin e rrugëve dhe mungesën e energjisë elektrike.

“Është e turpshme që në 2019, ne jemi akoma në të njëjtën situatë si 60 vite më parë.” “Po përgatitemi duke blerë gjeneratorë dhe ushqime”, u shprehën disa banorë.

Moti i keq nuk ka kursyer as Francën, por që raporton probleme më të pakta se shtetet e tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë