Moti i keq në vend, zgjerohet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, rrëshqitje gurësh në disa akse

Moti i keq vijon të mbajë të pushtuar vendin tonë dhe për shkak të parashikimeve aspak pozitive për shkak të reshjeve, Emergjencat Civile vijojnë të jenë në gatishmëri për të shmangur çdo përkeqësim të situatës.

Përmbytje janë regjistruar në disa zona dhe më problem ka qenë prurjet e lumenjve dhe dëmtimi i shtretërve të tyre dhe akseve rrugore ku ato kalojnë pranë.