BE e OSBE: Opozita në Kuvend

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi për më shumë se 60 minuta një takim me ambasadorin e BE, Luigi Sorecca dhe atë të OSBE, Bernd Borchardt.

Në përgjigje të A2 mesazhi për opozitën shqiptare ishte ky: “Opozita i përket parlamentit dhe kjo është një kërkese konstante që i bëjmë opozitës dhe në shpresojmë që opozita të jetë në parlament, si në dhjetor. Objektivi është të finalizohet punën e bërë në dokumentin, në propozimet e përbashkëta që përmbushin rekomandimet e OSBE-ODIHR”, u shpreh ambasadori i BE.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN