Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Muçi: KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 11:32 | Aktualitet
Muçi: KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës

Besnik Muçi tha se vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelimit nuk e prek pozicionin e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi im nuk prek funksion tim të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. KPA nuk mund të shtrijë kompetencat e veta mbi anëtarët e gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur sipas parashikimeve kushtetuese të ndryshuara në vitin 2016. Neni 130 i Kushtetutës thotë qartësisht se, që në momentin që kam bërë betimin në zyrën e Presidentit e kam humbur statusin e prokurorit, KPA nuk ka pasur më kompetencë për të shqyrtuar çështjen time. Mbarimin e mandatit tim e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

https://youtu.be/DmQtY8UB8MY

“Mëkati im i vetëm është që kandidova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Mëkatin tjetër e bëri zoti Ardian Dvorani, më listoi të tretin në listë, bashkë me KPK. Mëkatin tjetër e bëri Presidenti Meta që më emëroi anëtar të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë