Mungesa e dozave, Kanadaja: Do ta prodhojmë vetë vaksinën

Kanadaja pritet të prodhojë vetë vaksinën për Covid-19 deri në fund të këtij viti.

Organet qeveritare bëjnë me dije se kanë nënshkruar një marrëveshje paraprake me kompaninë amerikane Novavax për të prodhuar miliona doza të variantit të saj të vaksinës për Covid-19, në një strukturë në Montreal.