Mungesa e tregut në Gjirokastër, 150 tonë prodhime bujqësore kalben në fusha

Kultivimi dhe shitja e kulturave bujqësore është kthyer në një ruletë ruse për fermerët, ku nuk dihet nëse investimi i kryer do të kthehet në të ardhura apo në faliment.

150 tonë prodhim i ka mbetur në fushë pa patur asnjë mundësi tregtimi. Përveç pamundësisë për të siguruar të ardhurat, me të vetmen mundësi që ka për të mbajtur familjen, tashmë duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmin e konsiderueshëm ekonomik.