Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mungesa e turistëve, italianët në radhë për të vizituar muzetë e tyre

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 13:14 | Lifestyle
Mungesa e turistëve, italianët në radhë për të

Muzetë e Vatikanit rihapën sërish pjesën më të madhe të dyerve që prej datës 1 qershor duke i dhënë fund qëndrimit mbyllur për 3 muaj për shkak të koronavirusit. Pak ditë përpara nisjes së pandemisë, ka pasur radhë të gjata të turistëve të cilët prisnin të emocionuar për të hyrë në muzetë e mrekullueshëm, atje ku ndodhen disa nga kryeveprat më të mëdha të Rilindjes në botë, nga Roma e lashtë apo objekte egjiptiane nga dora e njeriut.

Por me kufijtë ende të mbyllur dhe lëvizjen e ndaluar drejt Italisë, ishin kryeqytetasit e Romës ata që u mblodhën në masë, të privilegjuar nga të pasurit të muzeut të gjithin për vete. Në mënyrë që numri i personave që futen brenda të jetë i kontrolluar për shkak të distancimit social, muzeu tashmë mund të vizitohet vetëm duke rezervuar online. Vizitorëve iu matet temperature në hyrje. Ata duhet të jenë të pajisur me maskë dhe të përdorin me doemos dezinfektuesit e duarve. Stafi punon gjithashtu me maska ndërsa nuk mungon edhe personeli shëndetësor.

Përpara mbylljes së vendit, të vizitoje muzeun ishte si të futeshe në një konservë sardelesh. Aq të shumtë ishin turistët që qëndronin të ngjeshur në korridore, të ndalur përpara veprave dhe skulpturave më të famshme. Tani, me një numër të kufizuar, vendasit mund të mrekullohen në paqe me kryeveprat dhe muret e mbuluara nga veprat e artit.

Disa vizitorë u shfaqën brenda Cappella Sistina, në rezidencën e Papës, duke ruajtur distancën ndërsa vështronin veprën e ikonike të Mikelanxhelos, Zotin dhe Adamin që afrojnë duart.  Pa guida turistike, njerëzit dëgjojnë komentin në telefonat e tyre për të zbuluar historitë mahnitëse të historisë së veprave. Gjatë karantinës, sikurse shumë qendra kulturore në mbarë botën, muzetë i ofruan njerëzve mundësinë të shihnin në brendësi nëpërmjet tureve online, kapelat, sallat, dhomat më të famshme. Barbara Jata, drejtoresha e Muzeut të Vatikanit, thotë se turet online nuk mund të jenë kurrë të njëjta me vizitën reale.

“Është një ditë e gëzueshme. Po rihapemi me të gjitha kushtet e sigurisë për vizitorët që po vijnë, dhe në të njëjtën kohë po rihapemi me vullnetin e ndarjes së një trashëgimie të jashtëzakonshme dhe universale të historisë, artit, por edhe të besimit, ndaj është e rëndësishme. “Padyshim është i rëndësishëm për të pasur një vizion personal, por një vizitë e vërtetë në veprat e vërteta të artit nuk mund të zëvendësohet kurrë nga një tur virtual i trashëgimisë sonë. Në ditën e hapjes, kishte vetëm një numër të vogël qytetarësh nga Roma pas masat e izolimi të vendit nuk i lejonin italianët të lëviznin nga një vend në tjetrin për shkak të emergjencës.

Por që prej 3 qershorin lëvizja është e lirë brenda përbrenda Italisë si dhe për vendet europiane që duan të shkojnë. Edhe pse i kanë në derën e shtëpisë, Romanët në përgjithësi nuk shkojnë në muze prej turmave të mëdha të turistëve. Por derisa zhurma e tyre të rikthehet, kryeqytetasit po i shfrytëzojnë ato në maksimum. “Muzetë e Vatikanit janë zakonisht të pamundura të vizitohen për ne Romanët për shkak të fluksit të madh të vizitorëve, kryesisht të huaj. Ne po përfitojmë nga vizitat sepse ende nuk ka shumë turistë. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu për të parë bukurinë që është brenda”.

Muzetë italianë nisën të rihapen më 18 maj, si pjesë e masave lehtësuese në vendin ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona. Distanca të ngjashme sociale dhe higjienike do të zbatohen nga vizitorët që do të duan të shohin rezidencën verore papnore në kështjellën Gandolfo, në jug të Italisë.

Pandemia ka ulur ndjeshëm fondet në arkat e Vatikanit. Vitin e kaluar muzetë në Vatikan u vizituan nga rreth 7 milion vizitorë, të cilët janë burimi më i besueshëm i të ardhurave teksa mblidhen rreth 100 milion dollar çdo vit. Edhe pas rihapjes, zyrtarët i druhen faktit se masat e ndërlikuara, kërkesat për të ruajtur distancimin social apo rregullat e reja të higjienës se asgjësimi turistëve të huaj mund të zhduk shitjen e biletave dhe suvenireve të Vatikanit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë