Mungojë mësuesit ndihmës, nxënësit me nevoja të veçanta rrezikojnë të mbeten pa shkollë

Prej ditësh nis viti i ri shkollor, por 4 mijë e 691 fëmijëve me aftësi ndryshe ju mungon mësuesi mbështetës që ligji ua garanton ta kenë në krah. Prej tyre, 1 mije e 771 janë fëmijë me autizëm. Të shqetësuar për shkollimin e tyre, prindërit kanë reaguar zyrtarisht pranë Ministrisë së Arsimit.