Mungojnë investimet në Korçë, banorët: Ndihemi të vjedhur nga pushteti lokal

Paguajnë taksat dhe detyrimet e pushtetit lokal prej 30 vitesh, por prej po kaq vitesh nuk kanë parë asnjë investim në lagjen e tyre. Banorë të lagjes 4 në Korçë, në verë jetojnë mes pluhurit, ndërsa në dimër mes baltës. Ata shprehen se ndihen të vjedhur nga pushteti lokal, të cilin po mendojnë ta hedhin në gjyq për keqpërdorimin e taksave që u merr.