Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mungojnë “turistët e luftës”, ministrja Kumbaro: Janë shtuar prenotimet nga vendet e BE

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 21:17 | Ekonomi
Mungojnë “turistët e luftës”, ministrja Kumbaro:

Sezoni turistik është në prag dhe pritshmëritë ekzistojnë, për një numër të madh turistësh, por mbi të gjitha për ata që konsiderohen si turistët cilësorë, ose e thënë ndryshe që shpenzojnë shumë. Me reduktimin e masave anti-COVID, shqetësimi kryesor mbetet lufta në Ukrainë, ku tregut shqiptar turistik do t’i mungojnë këtë vit turistët nga Rusia, Ukrainë dhe Bjellorusia.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë edhe për një rënie të pushuesve nga Kosova në tremujorin e parë të këtij viti, por duhet parë nëse kjo ecuri do të rekuperohet gjatë muajve të verës apo do të shndërrohet në trend shqetësues.

https://a2news.com/2022/04/27/objektivat-per-turizmin-kumbaro-synojme-turistet-elitare-kemi-zgjatur-sezonin/

Për këto çështje foli në një intervistë në A2 Business me Aurora Sulçen në A2 CNN, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Mjedisi gjatë këtij sezoni do të jetë shumë herë më i pastër se vitet e tjera, u shpreh ministrja. “Përgatitja intensive ka filluar që në ditët e para të tetorit në disa aspekte, në radhë të parë të përgatitjes së territorit, pastrimin e mjedisit. Këtë vit vumë gishtin në plagë për çibanët e ndërtuar gjatë viteve të shkuara. Mjedisi merr një rëndësi tjetër, si vend atraksioni turistik. Në këtë kuptim, kjo punë nuk ka ndalur që nga data një tetor. Për këtë kuptim, ky sezon do të jetë shumë më i pastër se në sezonet e tjera. Ka një bashkëpunim shumë të ngushtë edhe me autoritetet lokale”.

https://a2news.com/video/u-xhirua-ne-shqiperi-dhe-u-pa-nga-miliona-holandeze-kumbaro-seriali-do-te-sjelle-fluks-turistesh/

Ministrja Kumbaro u shpreh më tej, se të ndikuar edhe nga lufta në Ukrainë, ka një ndryshim të hartës me shtetet nga pritet të vijnë turistët këtë verë. “Ne kishim një parashikim për pjesëmarrje masive. Sipas të dhënave që kam nga “tour operatorët”, bëhet fjalë për rreth 130 mijë turistë që ishin përgatitur të vinin vetëm nga Ukraina, por do të kishim turistë edhe nga Rusia dhe Bjellorusia. Këto janë 3 vende që besoj se do të krijojnë një minus në shifrat që ne mendonim se do t’i shtoheshin turizmit këtë vit. Megjithatë, kemi një riorientim të disa flukseve të tjera turistike. Në 3 muajt e parë të vitit, kemi një rritje të numrit të turistëve që vijnë nga Greqia, Italia dhe Franca. Kjo vjen edhe si shkak i promovimit të Shqipërisë gjatë viteve të fundit”, tha ministrja Kumbaro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë