Mungojnë vaksinat antigrip në Elbasan, pensionistët: Nuk kemi mundësi t’i blejmë – A2

Mungojnë vaksinat antigrip në Elbasan, pensionistët: Nuk kemi mundësi t’i blejmë

Ndonëse ndodhemi në mesin e muajit janar, në Elbasan ka ende kërkesa për vaksinat antigrip, kryesisht nga pensionistët. Ata shprehen se nuk kanë mundur ta bëjnë vaksinën, pasi prej një muaji ajo mungon në qendrat shëndetësore, ndërsa nuk kanë mundësi ekonomike për ta blerë në farmaci.

“Kam shkuar dhe më kanë thënë që nuk ka. Nuk e di si i shpërndajnë. Vetëm ta blesh me lekë, por me aq pension sa marrim ne, nuk e përballojmë dot”, deklaroi një prej tyre.