Musa Ulqini: Opozita pa kauzë, kërkon pushtet në tavolinë

Musa Ulqini, i ftuar në studion e emisionit “Ditari”, u shpreh se opozita nuk ka kauzë, por thjesht kërkon të marrë “pushtet në tavolinë”.

“Opozita nuk ka asnjë kauzë, është braktisur nga qytetarët dhe kërkon të fitojë pushtet në tavolinë. Kërkojnë pazar, prandaj unë jam i lumtur që në këtë vend ka një kryeministër që ka vendosur të mos bëjë pazar, por të respektojë Kushtetutën”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste.

Më tej, Musa Ulqini theksoi se “datën 30 qershor nuk e cakton kryeministri, por e përcakton Kushtetuta dhe e certifikon Presidenti i Republikës”.

“Nuk është detyra e qeverisë që të bindë opozitën që të hyjë në zgjedhje. Është hera e parë që i gjithë faktori ndërkombëtar ka folur në unison, duke dënuar djegien e mandateve dhe daljen nga sistemi të opozitës”, nënvizoi Ulqini.

Në fund, deputeti socialist u shpreh: “Ne jemi të hapur për dialog, por nuk jemi të gatshëm të negociojmë Kushtetutën dhe vullnetin e shqiptarëve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2